Nis seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, prezent edhe kryeprokurori Zejnullah Gashi
Aktuale
February 11, 2026 - 10:01
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Para Gjykatës në këtë rast është paraqitur i dyshuari kryesor, bashkëshorti i saj Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.
Prezent në seancë është edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.