Sot, seanca për konstituimin e Kuvendit
Seanca për konstituimin e Kuvendit është planifikuar të mbahet sot në orën 17:00. Kjo seancë pritet të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari, i Lëvizjes Vetëvendoske.
Pas mbledhjes me përfaqësuesit e partive politike, kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, njoftoi se ka pasur konsensus që në seancën e nesërme konstituve, nënkryetarët e Kuvendit të votohen në pako.
Sipas tij, pas konstituimit të Kuvendit do të vazhdohet me seancën për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Ndryshimi i vetëm, është që seanca konstituive nuk do të nisë në orën 12:00, siç kishte kërkuar presidentja, më herët presidentja e vendit, Vjosa Osmani, por në orën 17:00.
“Liderët e subjekteve politike kanë pranuar që mbledhja e seancës konstituive të mbahet në ora 17:00, dhe pastaj të vazhdohet me votimin e Qeverisë”, ka thënë Basha.
Ky ndryshim erdhi pas kërkesës së Partisë Demokratike të osovës, pasi në Hagë do të mbahen deklaratat përmbyllëse të ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.