Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi del me njoftim
Aktuale
February 10, 2026 - 16:14
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se në lagjen “2 Korriku” aktualisht kanë ndërprerë furnizimin me ujë të pijes.
Sipas njoftimit, kjo ka ardhur si pasojë e dëmtimit të gypit të ujit nga ana e KEDS-it.
Punimet për sanimin e këtij defekti, kompania thotë se do të vazhdojnë nesër herët në mëngjes.