Hamza i gëzohet lirimit të Smakajt, Fazliut e Shalës: Megjithatë, drejtësia mbetet e mangët
Aktuale
February 10, 2026 - 15:43
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas lirimit me kusht të Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës, duke e quajtur lajm të gëzueshëm.
Por ky gëzim Hamza thotë nuk është i plotë dhe drejtësia mbetet e mangët, përderisa në Hagë po mbahen ish-krerët e UÇK-së.
“Megjithatë, ky gëzim nuk është i plotë, as për ta e as për ne. Në Hagë po vazhdojnë të mbahen padrejtësisht edhe çlirimtarë të tjerë. Dhe përderisa edhe një i vetëm prej tyre nuk është kthyer në shtëpi, drejtësia mbetet e mangët”.
Në fund, ai tha sërish se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare, si dhe e udhëhequr nga ideali i lirisë dhe nga mbrojtja e popullit.