Laws: Fakti që anëtarë të UÇK-së kanë kryer krime s’e bën atë organizatë kriminale
Aktuale
February 10, 2026 - 15:14
Mbrojtësi i viktimave, Simone Laws, tha se anëtarët e UÇK-së kanë kryer krime, por kjo “nuk e bën atë organizatë kriminale”.
Në fjalën e tij para Gjykatës, Lawsi tha se ka pasur “përpjekje cinike” për të fshehur krimet e pretenduara.
“Janë dy të vërteta: UÇK-ja mund të ketë luftuar një luftë çlirimtare dhe pjesa dërmuese e luftëtarëve të saj e ka bërë këtë. Por, është e vërtetë edhe tjera që anëtarë të UÇK-së të kenë kryer krime”, tha ai në përmbyllje të seancës.
Mbrojtja e Thaçit do të nisë nesër fjalën e saj përmbyllëse.