Kurti me bashkëpartiakë bëjnë homazhe te varri i Arben Xheladinit
Aktuale
February 10, 2026 - 11:38
Në shënim të 19-vjetorit të protestës së 10 shkurtit 2007, Lëvizja Vetëvendosje, në krye me kryetarin e saj Albin Kurtin kanë bërë homazhe te varri i Arben Xheladinit.
19 vjet më parë u protestua kundër planit të Ahtisaarit, ku ranë edhe Mon Balaj e Arben Xheladini.
Kujtojmë se si pasojë e përdorimit të këtyre plumbave gome drejt turmës, dy aktivistë protestues – Mon Balaj dhe Arben Xheladini, humbën jetën, derisa të tjerë demonstrues u plagosën rëndë.
Ngjarja kishte shkaktuar reagime ndërkombëtare, duke përfshirë nga organizata të të drejtave të njeriut, që kërkuan llogaridhënie dhe drejtësi për viktimat e 10 shkurtit.

