Kryeziu: Në gjykatat ndërkombëtare nuk ekziston praktikë e dënimeve kolektive

Kryeziu: Në gjykatat ndërkombëtare nuk ekziston praktikë e dënimeve kolektive

Aktuale February 09, 2026 - 15:19

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se edhe në gjykatat më të larta ndërkombëtare, duke përfshirë Gjykatën e Hagës, nuk ekziston praktikë e dënimeve kolektive.

Sipas tij, madje dhe në rastet më të rënda, si gjenocidi në Srebrenicë, çdo kërkesë për dënim dhe çdo i akuzuar është vlerësuar individualisht, bazuar në rolet, vendimet dhe veprimet e secilit.

“Asnjëri nuk është dënuar ‘në bllok’, edhe pse të gjithë ishin pjesë e një strukture komandimi që organizoi gjenocidin”, tha ai.

“Kërkesa e Prokurorisë në Gjykatën Speciale që katër të akuzuarit të dënohen ‘në bllok’ me nga 45 vjet burgim është skandaloze për standardet e drejtësisë. Kjo më shumë është kërkesë politike për dënim kolektiv sesa një kërkese juridike për drejtësi”, shkroi Kryeziu në Facebook.