ZPS: Gjykata e UÇK-së u përdor si instrument kundër kundërshtarëve
Aktuale
February 09, 2026 - 12:51
Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se në fund të vitit 1998 UÇK-ja krijoi gjykatën ushtarake, që tha se nuk ishte efektive, pasi siç argumentoi Prokuroria, në punën e saj ndërhynin anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, duke përfshirë Selimin dhe Krasniqin.
Gjykata, tha Prokuroria, shërbeu si “instrument nga ndërmarrja e përbashkët kriminale” kundër kundërshtarëve.
Prokuroria përmendi rastin e ndalimit të Blerim Kuçit, rasti i të cilit ishte iniciuar pranë kësaj gjykate dhe ndaj tij ishte shqiptuar dënuar me vdekje.
“Fate të njëjta ishin planifikuar për kundërshtarë të tjerë, që pretendoheshin të silleshin në pseudo-gjykatën për tradhti”, tha Prokuroria.