Lladrovci pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë: Lirimi i heronjve tanë të luftës dhe paqes, i vetmi vendim i drejtë
Foto: Laura Hasani

Lladrovci pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë: Lirimi i heronjve tanë të luftës dhe paqes, i vetmi vendim i drejtë

Aktuale February 09, 2026 - 12:43

Pas fillimit të paraqitjes së fjalëve përfundimtare nga palët në Dhomat e Specializuara në Hagë, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar duke mbrojtur ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lladrovci e përshkruan gjyqin si “të padrejtë dhe të pabesueshëm”, duke theksuar se ai është bazuar në prova të marra nga shteti që ai e quan gjenocidal, si dhe në akuza të fabrikuara dhe dëshmitarë të pabesueshëm, përkundër luftës së drejtë të shqiptarëve të Kosovës, sipas tij, në pajtim me normat ndërkombëtare dhe me bashkëpunim të ngushtë me NATO-n.

Lladrovci i quan Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët sinonim të luftës së drejtë dhe drejtues të shtetit të Kosovës, duke u shprehur se i vetmi vendim i drejtë është shpallja e pafajësisë së tyre.