Prokurori thotë se Shtabi i Përgjithshëm jepte urdhra për dënimin e bashkëpunëtorëve

Prokurori thotë se Shtabi i Përgjithshëm jepte urdhra për dënimin e bashkëpunëtorëve

Aktuale February 09, 2026 - 12:18

Prokurori i Specializuar, Alan Tieger, po vazhdon deklaratën përmbyllëse dhe po flet për, siç pretendon ai, vrasjet dhe torturimet e personave të ndaluar në qendrën në Bajgorë.

Siç pretendon ai, vrasjet dhe keqtrajtimet janë bërë “përmes autorizimit të Shtabit të Përgjithshëm” të UÇK-së.

Ai tha qendra në Bajgorë u bë mbi bazën e komunikatave të UÇK-së dhe se “Shtabi i Përgjithshëm dënonte bashkëpunëtorët”.