Prenkaj: Serbinë po e marrin me të mirë për ta larguar nga ndikimi rus

Prenkaj: Serbinë po e marrin me të mirë për ta larguar nga ndikimi rus

Aktuale February 08, 2026 - 18:44

Diplomati i karrierës Albert Prenkaj, deklaroi se në katër–pesë vitet e fundit ka pasur përpjekje të shtuara që Serbia të afrohet më shumë me Perëndimin dhe të largohet nga ndikimi rus.

Sipas Prenkajt, pavarësisht vullnetit apo jo, Serbia mbetet një nga faktorët kyç në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, ndërsa dialogu me Kosovën ndodhet në një ngërç dhe është praktikisht i pezulluar.

“Deshëm në apo nuk deshëm, Serbia është prej faktorëve kyç në procesin e integrimit në BE, por siç e dimë është në një dialog të vështirë me Kosovës, dialog që ka mbetur në rrugë qorre, është i pezulluar në një farë forme për arsye të ndryshe.

“Deshëm apo nuk deshëm, Serbia mbetet një nga faktorët kyç në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, por, siç e dimë, dialogu me Kosovën është i vështirë, ka ngecur dhe në njëfarë forme është i pezulluar për arsye të ndryshme.

“Mendoj se dy shtetet kryesore evropiane do të përpiqen ta bindin Serbinë të hyjë sa më shpejt në proces dhe të distancohet nga dominimi i Kremlinit zyrtar.

“E dimë se Rusia nuk e ka dënuar agresionin ushtarak, ndërsa Serbia, edhe pse ka mbajtur një pozicion neutral, ka ruajtur lidhjet me Moskën”, tha Prenkaj në Klan Kosova.