Mitrovica e Jugut shënon 26-vjetorin e natës së tmerrit, organizon këto aktivitete
Foto: Laura Hasani

Mitrovica e Jugut shënon 26-vjetorin e natës së tmerrit, organizon këto aktivitete

Aktuale February 04, 2026 - 08:01

Komuna e Mitrovicës së Jugut do të organizojë sot aktivitete përkujtimore me rastin e shënimit të 26-vjetorit të natës së tmerrit për shqiptarët në veri të Kosovës.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, duke filluar nga ora 11:00, do të vendoset një pllakë përkujtimore te ura e re për këmbësorë.

Më pas, në orën 12:00, në Qendrën e Kulturës do të hapet një ekspozitë me fotografi që dokumentojnë ngjarjet e natës mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000.

Aktivitetet përkujtimore do të përmbyllen në orën 12:30 me ndezjen e qirinjve te ura e re, në nderim të viktimave dhe në kujtim të vuajtjeve të shqiptarëve të asaj nate.

26 vjet më parë, "Rojat e urës" patën vrarë dhjetë shqiptarë, në mesin e tyre fëmijë, gra e pleq.

U plagosën edhe shumë të tjerë, teksa u dëbuan rreth 12 mijë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë.