Nuk u paguan për vite me radhë për orët shtesë, ushtarët e FSK-së ushtrojnë padi
Foto: Laura Hasani

Nuk u paguan për vite me radhë për orët shtesë, ushtarët e FSK-së ushtrojnë padi

Aktuale February 03, 2026 - 22:19

Në çdo kohë kujdesën për ruajtjen e integritetit  të territorit të Republikës së Kosovës.

Puna e tyre shpeshherë nuk njeh as orar.

Por për orët shtesë që bëjnë, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk morën pagesë nga buxheti i shtetit.

E për të kërkuar të drejtat e tyre, së fundmi një numër i këtyre ushtarëve iu janë drejtuan Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Këtë e bën, përmes përfaqësuesit e tyre ligjor, avokatit Zahir Hamza.

“Aktualisht bëhet fjalë për një grup të konsiderueshëm të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët individualisht dhe përmes përfaqësues ligjor kanë ushtruar padi për  gëzimin e të drejtave të tyre financiare. Numri është në rritje e sipër  pasi që edhe pjesëtarë të tjerë po bashkohen  procedurës  pasi kjo prek një kategori të gjerë të stafit aktiv të forcës  së Kosovës”, ka thënë avokati.

Avokati Zahir Hamza për Tëvë1, ka zbuluar detajet e kësaj padie.

“Kërkesës për të cilin Forca e sigurisë së Kosovës i drejtohen,  përmes përfaqësuesit që jam unë  si avokat,  bëhet fjalë për punë orë jashtë orari, përfshirë angazhimet operative, detyra shtesë në terren, shërbime gjatë fundjavave  dhe festave zyrtare gatishmëri operative angazhim të vazhdueshëm”, u shpreh tutje avokati.

Sipas Hamzës, orët shtesë ushtarakëve nuk u janë paguar për vite radhazi.

Tëvë1 për këtë çështje, i është drejtuar edhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Por këta të fundit, e kanë mohuar se kanë pranuar një njoftim për padi nga Gjykata.

Por, Tëvë1 merr vesh se me këtë problematikë, nuk po përballën vetëm ushtarakët.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, thotë gjendje e njëjtë është edhe në këtë institucion.

“Jemi në njohuri që në Polici nuk janë duke u paguar shtesat  për punën e natës, punën e kujdestarisë, punën gjatë festave, si duket buxheti me prioritet është duke i trajtuar pagesën e mëditjeve e atyre që janë duke dhënë shërbime shtesë ne pjesën veriore dhe në anën tjetër kanë premtuar që kjo punë do të rregullohet, dhe herë pas herë i kanë paguar edhe në Policinë e Kosovës por jo edhe në tre muajt e fundit”, ka thënë Maliqi.

Sipas Maliqit, njëjtë mund të veprojnë edhe zyrtarët policorë.

“Nuk duhet të injorohen pasi në të kundërtën të gjithë policët  do të bëjnë padi dhe ligji ja garanton atyre që ata do të marrin ato mjete, do të marrin me vendime të gjykatave është më e mirë me iu ik procedurave të panevojshme që Policët me kërkuar të drejtën në gjykatë pasi ligji e njeh që brenda institucionit  duhet që ajo të paguhet”, ka përfunduar Maliqi.

Edhe në vitin 2024, Zyra Kombëtare e Aludimit kishte evidentuar se pjesëtarë të FSK-së nuk kishin marrë pagesë për punën jashtë orarit