Abazi flet për Lajçakun: E tërhiqte Kurtin drejt humnerës për Kosovën
Foto: Laura Hasani

Abazi flet për Lajçakun: E tërhiqte Kurtin drejt humnerës për Kosovën

Aktuale February 03, 2026 - 20:54

Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës ka folur në lidhje me Miroslav Lajçak, ish-emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha se Lajçaku e tërhiqte Albin Kurtin drejt humnerës për Kosovën.

“Në një darkë që është shtruar në Ambasadën austriake, kam qenë folësi i vetëm, para krejt korit diplomatik, si kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, kam tërhequr vërejtjen që situata për Kosovën ka me qenë kaq e keqe dhe kaq e rëndë nëse ka me u vazhdu ky lloj diskutimi ndërmjet Lajçakut dhe Kurtit, sepse Lajçaku e tërhiqte Kurtin drejt humnerës për Kosovën, drejt një situate ku Kosova shihej si element destruktiv”, tha ai./klankosova