Fjalët përmbyllëse në gjyqin e Thaçit e të tjerëve nisin më 9 shkurt

Fjalët përmbyllëse në gjyqin e Thaçit e të tjerëve nisin më 9 shkurt

Aktuale February 03, 2026 - 20:02

Gjykata Speciale ka njoftuar se deklaratat përmbyllëse në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, do të fillojnë më 9 shkurt.

'Dhomat e Specializuara të Kosovës' ka publikuar një video përmbledhëse të procesit të gjykimit në Hagë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku shpjegohet rrjedha e zhvillimeve që nga konfirmimi i aktakuzës deri te paraqitja e dëshmitarëve.

Nga Gjykata është bërë e ditur se deklaratat përmbyllëse nga mbrojtja do të nisin më 9 shkurt, pas së cilës gjyqtarët do të fillojnë vlerësimet e tyre konfidenciale.

“Fjalët përfundimtare në gjyqin Thaçi etj. do të fillojnë më 9 shkurt,” thuhet në njoftim.

Gjykata thekson se gjatë këtij procesi do të vlerësohet besueshmëria dhe pesha e secilit dëshmitar, si dhe çdo provë e paraqitur gjatë gjykimit./rtk