Komandanti i KFOR-it vlerëson kontributin e Britanisë në sigurinë e Kosovës
Aktuale
February 03, 2026 - 18:11
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaë, ka pritur në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë, komandantin e Brigadës së 3-të të Zbulimit të Thellë dhe Goditjeve, gjeneral brigade David Glendenning.
Gjatë takimit, dy gjeneralët shkëmbyen pikëpamje lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë.
Me këtë rast, gjeneralmajor Ulutas shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributin e çmuar të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it.