Osmani takon presidentin e Sierra Leones, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Osmani takon presidentin e Sierra Leones, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Aktuale February 03, 2026 - 15:46

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka udhëtuar për në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio.

Të dy palët kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, në përfitim të qytetarëve dhe për adresimin e sfidave të përbashkëta.

Ajo ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar të ndërtojë partneritete të forta e të qëndrueshme me vende në mbarë botën.

“Në Emiratet e Bashkuara Arabe, në takim me presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, në përfitim të qytetarëve tanë dhe për adresimin e sfidave të përbashkëta. Kosova mbetet e përkushtuar të ndërtojë partneritete të forta e të qëndrueshme me vende në mbarë botën”, ka shkruar Presidentja.