Prebreza ua dorëzon Krimeve Ekonomike 60 dosje për të hetuar kaosin urbanistik në Fushë-Kosovë

Prebreza ua dorëzon Krimeve Ekonomike 60 dosje për të hetuar kaosin urbanistik në Fushë-Kosovë

Aktuale February 03, 2026 - 15:07

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka bërë të ditur se sot janë dorëzuar mbi 60 dosje për hetim në Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës, që lidhen me dyshime për dëmtim të interesit publik dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ish-qeverisja.

Prebeza tha se dosja përfshin dokumente për kaosin urbanistik në Fushë-Kosovë, transmeton Zeri.info.

“Sot po dorëzohen mbi 60 dosje për hetim në Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës për dëmtimin e interesit publik dhe dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga ish-qeverisja. Gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjshmërisë”, shkroi Prebreza. /Zëri