“Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë”, Osmani rikthen një fjalim të saj në Parlamentin Evropian
Aktuale
February 03, 2026 - 10:31
Presidentja Vjosa Osmani ka rikthyer një fjalim të sajin në Parlamentin Evropian, duke e publikuar në rrjetet sociale, në të cilin thotë se aleanca euroatlantike është zgjidhja e Kosovës.
Ajo mes të tjerash tha se bashkërreshtimi me aleancën euroatlantike nuk ka qenë kurrë dilemë.
“Për Kosovën, bashkërreshtimi me aleancën euroatlantike nuk ka qenë kurrë as dilemë, as kalkulim e as oportunizëm.
Ka qenë bindje, ka qenë parim, ka qenë vetidentifikim. Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë. Gjithmonë”, shkruan Osmani në një postim në Facebook