Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme
Foto: Laura Hasani

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Aktuale February 01, 2026 - 17:22

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Ditët në vazhdim do të jetë moti i vranët, me intervale me diell dhe me reshje shiu.

“Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, ka njoftuar IHMK-ja.

Njoftimi i plotë:

E hënë

Moti i vranët dhe vende- vende me riga te dobëta shiu dhe fjolla bore.

Në mëngjes parashihet të ketë ngrica dhe mjegull.

Temperaturat minimale: -5 deri -2°C

Temperaturat maksimale: -1 deri 2°C

Era: Kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

E martë

Mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihet të ketë ngrica.

Temperaturat minimale: -4 deri -2°C

Temperaturat maksimale: 4- 7°C

Era: nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s

E mërkurë

Moti kryesisht i vranët .Në mëngjes parashihet mjegull, kryesisht në zonat mesatare dhe për gjatë relievit malor

Temperaturat minimale: -1 deri 2°C

Temperaturat maksimale: 7-11°C

Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

E enjte

Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale: 4 deri 6°C

Temperaturat maksimale: 7deri 12°C

Era: nga verilindja 1-6m/s.

E premte

Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale: 2 deri 5°C

Temperaturat maksimale: 8 deri 11°C

Era: nga drejtimi i veriperëndimit 1-3m/s.