5 Marsi në pikëpyetje: Presidentja/i mes marrëveshjes dhe zgjedhjeve të reja
Skenarët e mundshëm për zgjedhjen e presidentes/it deri më datën 5 mars, me theks te mungesa e votave, nevoja për marrëveshje politike dhe mundësia e zgjedhjeve të reja janë disa nga temat që po diskutohen më së shumti së fundmi.
Opinionisti Melazim Koci dhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thanë se pa një marrëveshje politike mes partive kryesore, zgjedhja e presidentes/it do të jetë e vështirë, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e shkuarjes në zgjedhje të reja.
Koci tha se “LDK-ja është e hendikepuar për bashkëpunim, AAK-ja nuk ka numër të mjaftueshëm votash, ndërsa PDK-ja kërkon pjesëmarrje në pushtet”, duke shtuar se “nuk përjashtohet mundësia e zgjedhjeve të reja”.
“LDK-ja është e hendikepuar për bashkëpunim sepse nuk i ka disponim 15 votat, AAK-ja nuk ka numër të mjaftueshmë, mbetet vetëm PDK e cila kërkon pjesëmarrje në pushtet, dhe kjo e bën problematike zgjedhjen e presidentes/it, dhe nuk e përjashtojë mundësinë që të shkojmë në zgjedhje të reja.
“As LVV-ja nuk do të mund ta imponojë një emër pa pëlqimin e PDK-së, duhet marrëveshje politike. Së paku ai personalitet të jetë i pranishëm për ta”, tha Melazim Koci.
Ndërkohë, Arifi vlerësoi se fillimisht duhet të formohet qeveria dhe se “Vetëvendosje duhet të heqë dorë nga posti i presidentit”, pasi mungesa e balancës së pushteteve ka krijuar paqartësi politike.
“Nëse lëvizet pak më shpejt dhe kemi formim të qeverisë, vijmë të presidenti. Vet LVV-ja duhet të hiqte dorë nga posti i presidentit. Për shkak se gjatë këtyre pesë viteve nuk kemi pasur balanc të pushteteve dhe ky jo balancim e ka krijuar një politikë të paqartë. Aty ku nuk ka fërkim idesh nuk ka prodhohet rezultat pozitiv”, tha Dritëro Arifi./klankosova