KMSHK-ja trajton 19 ankesa - dy i miraton plotësisht, pesë pjesërisht dhe gjashtë i hedh poshtë

KMSHK-ja trajton 19 ankesa - dy i miraton plotësisht, pesë pjesërisht dhe gjashtë i hedh poshtë

Aktuale January 30, 2026 - 13:59

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) në mbledhjen e rregullt ka shqyrtuar gjithsej 19 ankesa. Anëtarët e Kuvendit të KMSHK-së kanë vendosur të miratohen dy nga to, pesë të miratohen pjesërisht, gjashtë të refuzohen, tri të shpallen të patrajtueshme dhe një e paafatshme. Ndërkaq, për dy ankesa është konstatuar se janë zgjidhur me ndërmjetësim mes palëve.

Ankesat kishin të bënin me pretendimet për shkeljen e kapitujve të caktuar të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, përkatësisht Kapitullit II - Raportimi i së vërtetës, Kapitullit III – Nxitja dhe gjuha e urrejtjes, Kapitullit IV - E drejta për t’u përgjigjur, Kapitullit V - Personat e përfshirë në incidente, aksidente, të arrestuar apo të akuzuar për vepra penale, Kapitullit VI - Trajtimi i tragjedive personale, mbrojtja e fëmijëve dhe të miturve dhe Kapitullit VII - Privatësia dhe mbrojtja e burimeve.

KMSHK-ja ka miratuar ankesën e Ahmert Ismailit kundër Sinjali.com për shkrimin me titull “E trishtë: 13-vjeçari dyshohet se u dhunua nga një person që e njohu në TikTok, rasti zbulohet nga shkolla”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli VI i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me trajtimin e tragjedive personale, mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve.

KMSHK-ja ka miratuar ankesën e Reforma SHPK, e përfaqësuar nga Azem Rusinovci, kundër Sinjali.com, Gazetakosova.net dhe Qendra.info për shkrimin me titull “Pjesë e hetimit për skandalin e BKS-së edhe pronari i Reforma SHPK, Azem Rusinovci”, duke konstatuar se janë shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës dhe Kapitulli IV, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur.

KMSHK-ja ka miratuar pjesërisht ankesën e Arian Gashit kundër Paparaci.com për shkrimet me tituj “Zbulohet mesazhi i prokurorit në Pejë që e implikon anëtarin e KPK-së në ushtrim ndikimi”, “Lidhjet e ngushta të Arian Gashit me VV-në, pushteti ia bëri vëllain drejtues bordi - ai mbron Besim Kelmendin” dhe “Zbulohen lidhje të tjera të ngushta të prokurorit Arian Gashi me Vetëvendosjen”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, por jo edhe Kapitulli IV, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMSHK-ja ka miratuar pjesërisht ankesën e Behar Mjekiqit, përfaqësuar nga avokati Xhafer Tahiri, kundër Paparaci.com për shkrimin me titull “Rrahu gruan e dytë, aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi – detaje nga dosja e Prokurorisë”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur, por jo edhe Kapitulli II, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMSHK-ja ka miratuar pjesërisht ankesën e Behar Mjekiqit, përfaqësuar nga avokati Xhafer Tahiri, kundër Jepize.com për shkrimin me titull “Rrahu gruan e dytë, aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi – detaje nga dosja e Prokurorisë”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur, por jo edhe Kapitulli II, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMSHK-ja ka miratuar pjesërisht ankesën e Behar Mjekiqit, përfaqësuar nga avokati Xhafer Tahiri, kundër Periskopi.com për shkrimin me titull “Rrahu gruan e dytë, aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi – detaje nga dosja e Prokurorisë”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur, por jo edhe Kapitulli II, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMSHK-ja ka miratuar pjesërisht ankesën e Behar Mjekiqit, përfaqësuar nga avokati Xhafer Tahiri, kundër Veriu.info për shkrimin me titull “Rrahu gruan e dytë, aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi – detaje nga dosja e Prokurorisë”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur, por jo edhe Kapitulli II, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMSHK-ja nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Nebih Shalës kundër Reporteri.net për një video të publikuar në profilin zyrtar të medias në rrjetin social Facebook, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese. KMSHK-së nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Zenun Elezajt, përfaqësuar nga Kerveshi&Partners, kundër Kosova.info për shkrimin me titull “Opinion: Mashtrimi politik i Zenun Elezajt me ‘lejen e xhamisë’ në zonën arkeologjike”, duke konstatuar se nuk janë shkelur kapitujt II dhe III të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht nxitjen dhe gjuhën e urrejtjes, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMSHK-ja nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Albert Hajrizajt kundër Nacionale.com për shkrimin me titull “’Nuk mund të kushtojë 20 euro’, Kumnova i reagon deklaratës së drejtorit të ATK-së’”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMSHK-ja nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Kadri Makollit, përfaqësuar nga avokati Nasuf Hasani, për shkrimin me titull “Ekskluzive | 48 orë ndalim për të dyshuarin që akuzohet për dhunim ndaj së miturës në Fushë Kosovë”, duke konstatuar se nuk janë shkelur kapitujt IV dhe V të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me të drejtën për t’u përgjigjur, përkatësisht raportimin për personat e përfshirë në incidente, aksidente, të arrestuar apo të akuzuar për vepra penale, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMSHK-ja nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Isar Memajt dhe Ismet Memajt kundër Sinjali.com për shkrimin me titull “Ekskluzive | Të shtëna me armë në Muradem të Prizrenit, kapen dy persona me armë pa leje – ndalohen për 48 orë (Emrat)”, duke konstatuar se nuk janë shkelur kapitujt II dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht mbrojtjen e privatësisë, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMSHK-ja nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Dardan Dervishajt kundër Indeksonline.net për shkrimin me titull “’Prej 8 vitesh nuk i kam parë fëmijët e mi’- Ndiqni rrëfimin e Pjetër Ndrecajt nga burgu i sigurisë së lartë’”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMSHK-ja e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e Valmir Hajrullahut, përfaqësues i Qendrës për Avokim dhe Diplomaci, kundër Klankosova.tv, pasi që nuk ka kompetencë të trajtojë përmbajtjet mediale të publikuara në mediat audiovizive.

KMSHK-ja e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e Fadil Cakiqit kundër Valon Sylës, pasi që nuk ka kompetencë të trajtojë raste në të cilat janë të përfshirë gazetarët, shkrimet e gazetarëve në rrjetet e tyre sociale apo opinionet e tyre.

KMSHK-ja e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e Rufat Shkretës kundër disa mediave online, për disa shkrime të publikuara para disa vitesh. KMSHK-ja i rekomandon palës që t’i drejtohet Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), përkatësisht gjykatës kompetente.

KMSHK-ja e ka shpallur të paafatshme ankesën e Marigona Foniqit kundër Sinjali.com për shkrimin me titull “Një zyrtar policor dyshohet të jetë përfshirë në një rastrrëmbimi që kishte ndodhur më 19 shtator 2025 në lagjen Veternik të Prishtinës”, duke konstatuar se pala ka parashtruar ankesë jashtë afatit të lejuar sipas rregullave të KMSHK-së. /Zëri