Zyrtarja amerikane viziton Manastirin e Deçanit, rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së për liritë fetare dhe bashkëjetesën paqësore

Zyrtarja amerikane viziton Manastirin e Deçanit, rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së për liritë fetare dhe bashkëjetesën paqësore

Aktuale January 30, 2026 - 09:25

Këshilltarja Politiko-Ekonomike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Amy Reichert, ka vizituar Manastirin e Deçanit – duke e cilësuar si një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Gjatë vizitës, Reicherti u takua me atë Savan, me të cilin diskutoi për historinë e këtij siti të veçantë të trashëgimisë kulturore, si dhe për shqetësimet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Siç ka njoftuar Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ajo rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për lirinë fetare dhe bashkëjetesën paqësore ndërmjet të gjitha komuniteteve në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të diversitetit fetar dhe kulturor si bazë për stabilitetin dhe paqen afatgjatë në vend. /Zëri