Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Libi, me ftesë të Gjeneralit Feldmarshall Khalifa Belkasem Hifter.
Gjatë kësaj vizite, Lushtaku ka realizuar takime të rëndësishme, ku janë diskutuar çështje me interes të ndërsjellë, duke u vënë theksi rëndësisë së bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe forcimit të urave të komunikimit ndërmjet palëve.
Ai ka shprehur falënderimet e tij të sinqerta për Gjeneralin Feldmarshall Khalifa Belkasem Hifter për organizimin e shkëlqyer të vizitës, si dhe për pritjen e përzemërt dhe vëllazërore.
“Zhvillova një vizitë zyrtare në Libi, me ftesë të Gjeneralit Feldmarshall Khalifa Belkasem Hifter.
Gjatë kësaj vizite pata nderin të zhvilloj takime të rëndësishme dhe të bisedoj për çështje me interes të ndërsjellë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe forcimit të urave të komunikimit ndërmjet nesh”, ka shkruar Lushtaku.
Sipas Lushtakut, mikpritja dhe respekti i treguar gjatë kësaj vizite janë dëshmi e qartë e vullnetit për ndërtimin e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit të mëtejmë në të ardhmen./Zëri