Radoniqi dhe shefi i OSBE-së diskutojnë për procesin zgjedhor dhe bashkëpunimin e ardhshëm
Foto: Facebook

Radoniqi dhe shefi i OSBE-së diskutojnë për procesin zgjedhor dhe bashkëpunimin e ardhshëm

Aktuale January 26, 2026 - 15:34

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka zhvilluar një takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

Gjatë takimit, Radoniqi e njoftoi McGurk për përmbylljen e procesit të rinumërimit të vendvotimeve dhe shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme.

McGurk përgëzoi KQZ-në për organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve dhe theksoi angazhimin e tij për mbrojtjen e integritetit të votës.

Të dyja palët ranë dakord për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit.