Bllokohet qarkullimi në aksin Rozhajë – Kullë
Foto: Arkiv

Bllokohet qarkullimi në aksin Rozhajë – Kullë

Aktuale January 26, 2026 - 11:56

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se, duke u bazuar në informacionin zyrtar të pranuar nga autoritetet kufitare të Malit të Zi, sot duke filluar nga ora 12:00 do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor në aksin Rozhajë – pika kufitare Kullë, në territorin e Malit të Zi.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të planifikojnë lëvizjet e tyre me kohë dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve kompetente, me qëllim shmangien e pritjeve dhe vështirësive në qarkullim.

Për çdo informacion shtesë ose ndryshim të situatës, qytetarët do të njoftohen me kohë.