Të hënën protestë e transportuesve në Maqedoninë e Veriut, priten kolona në kufi me Kosovën
Foto: Laura Hasani

Të hënën protestë e transportuesve në Maqedoninë e Veriut, priten kolona në kufi me Kosovën

Aktuale January 23, 2026 - 19:04

Qendra e Menaxhimit Kufitar e Kosovës ka njoftuar se një shoqatë e transportuesve e Maqedonisë së Veriut do të organizojë një protestë të hënën, me fillim nga ora 12:00.

Si pasojë e kësaj proteste, bëhet e ditur se do të ketë ndalim të qarkullimit për transportuesit e mallrave.

“ Protesta do të mbahet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në territorin e Republikës së Kosovës mund të krijohen kolona të gjata kamionësh, të cilët do të presin për të kaluar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në një njoftim.