Rexhepi pas raportimeve për arrestimin e komisionarit: Sulm i qëllimshëm për të më dëmtuar mua
Foto: Laura Hasani

Rexhepi pas raportimeve për arrestimin e komisionarit: Sulm i qëllimshëm për të më dëmtuar mua

Aktuale January 23, 2026 - 12:17

Policia e Kosovës, bashkë me Prokurorinë Themelore në Prizren, është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.

Në mesin e shumë të arrestuarve dhe të dyshuarve është edhe një komisionar i partisë boshnjake NDS.

Rexhepi ka thënë se sulmet orkestrale ndaj saj në media janë të qëllimshme.

“Prej qindra personave të dyshuar e të arrestuar, në media sot po lakohet me titull që është arrestuar një komisioner i imi. Ky është sulm i qëllimshëm për të më dëmtuar mua. Përgjegjësia është individuale dhe secili person mbanë përgjegjësi për veprimet e tij. Avokatët duhet me respektu etikën e punës dhe nuk duhet të më targetojnë mua në media. E turpshme se si krejt mediat kanë humbur profesionalizmin dhe kanë vendosur foton time në ballinat e tyre. Pse nuk publikohen lajmet për arrestimin e komisionerëve të PDK-së ku vjedhja e votave kap shifrën me mijëra sosh”, ka thënë Emilija Rexhepi për Indeksonline.