Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes, Çollaku: Kurti do duhej të ishte të paktën në sallë
Aktuale
January 22, 2026 - 23:09
Ish-ministri i Integrimit Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku, ka diskutuar për mospjesëmarrjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Sipas tij, Kurti është dashur së paku të ishte prezent në sallën ku u nënshkrua anëtarësimi i vendit në këtë bord.
“Meqë kjo ngjarje ka ndodhur në Davos, ku pjesëmarrës është edhe kryeministri i Kosovës, ai së paku do të duhej të ishte aty prezent, së paku në sallë”, tha Çollaku në Klan Kosova.