Osmani tregon pse Kurti nuk ishte pjesëmarrës në Bordin e Paqes
Aktuale
January 22, 2026 - 22:51
Presidentja Vjosa Osmani ka sqaruar se pse e përfaqësoi ajo Kosovën në Bordin e Paqes dhe jo kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Në një intervistë për Top Channel, Osmani tha se Kushtetuta e Kosovës parasheh që politikën e jashtme e udhëheq presidenti.
Megjithatë ajo theksoi se aderimi i Kosovës në Bordin e Paqes ishte fitore edhe për të edhe për Kurtin.
“Sepse kështu e parasheh Kushtetuta e Kosovës, sepse tek ne presidentja e udhëheq politikën e jashtme, edhe kryeministri është këtu në Davos, por ne i kemi detyrat e ndara. Megjithatë, sukseset i kemi të përbashkëta”, deklaroi e para e vendit.