Prenkaj: Bordi i Paqes mund t’i sjellë Kosovës njohje nga shtetet pjesëmarrëse
Diplomati i karrierës, Albert Prenkaj ka vlerësuar se, Bordi i Paqes mund t’i sjellë Kosovës njohje nga shtetet pjesëmarrëse.
Ai deklaroi se formimi i këtij bordi është lajm i mirë për Kosovën dhe sipas tij, vendi ynë duhet ta shfrytëzojë për njohje pjesëmarrjen në të.
“Kosova, që është një prej vendeve themeluese është lajm i mirë. Unë mendoj se në këtë platformë, Kosova hyn në një kapitull të ri. Tash jemi në një platformë ku shumica e vendeve nuk na kanë njohur. Kam dëshirë të besoj se edhe kjo marrëveshje do të na sjellë njohje së paku nga këto vende që sot ishin të ulur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, tha ai në Klan Kosova.
“Është radha që Kosova ta kapitalizojë pjesëmarrjen në këtë platformë”, shtoi Prenkaj.
Bordi i Paqes u themelua sot në Davos të Zvicrës, me iniciativë të presidentit amerikan, Donald Trump ku presidentja Vjosa Osmani firmosi anëtarësimin e Kosovës në të.