Mediat serbe raportojnë për takim të mundshëm Kosovë - Serbi sot në Bruksel
Mediat serbe kanë raportuar se një delegacion nga Beogradi, i udhëhequr nga kryenegociatori serb Petar Petkoviq, ka mbërritur mbrëmë në Brukseli, ku sot pritet të marrë pjesë në një raund të ri dialogu me palën kosovare, nën ndërmjetësimin e Bashkimi Evropian.
Sipas këtyre raportimeve, delegacioni i Beogradit do të insistojë në mënyrë të veçantë në formimin urgjent të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa do të theksojë edhe, siç pretendohet, “pozicionin e vështirë të popullit serb në Kosovë”.
Mediat proqeveritare serbe vijojnë narrativën se kjo situatë, sipas tyre, është pasojë e “veprimeve të njëanshme dhe përshkallëzuese të Prishtinës”, të cilat pretendohet se rrezikojnë mbijetesën, paqen dhe sigurinë e serbëve në Kosovë.
Ndërkohë, emisari i BE-së, diplomati danez Peter Sorensen, javën e kaluar ka qëndruar në Kosovë dhe Serbi, por pa paralajmëruar zyrtarisht ndonjë raund të ri bisedimesh në Bruksel.Po ashtu, deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga institucionet e Kosovës lidhur me zhvillimin e bisedimeve sot në kryeqytetin evropian. /dukagjini