LDK-ja mban konferencë për reduktimet e rrymës në vend
Aktuale
January 22, 2026 - 08:00
Ditët e fundit në Kosovë janë rikthyer reduktimet e rrymës elektrike, gjë që ka shqetësuar qytetarët.
Në lidhje me këtë temë, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media, shkruan Zeri.info.
Kjo konferencë është paraparë të nisë nga ora 11:00, ku do të flasë Visar Azemi.
“Të nderuar përfaqësues të medieve, Lidhja Demokratike e Kosovës në konferencën e nesërme për medie, në orën 11:00 trajton çështjen e reduktimeve dhe problemet energjetike, ku folës do të jetë, Visar Azemi. Konferenca mbahet në Selinë Qendrore. Ftohen mediet të përcjellin këtë ngjarje”, thuhet në njoftim. /Zëri