Rrecaj pas rastit në Restelicë: Shteti duhet të ndërtojë institucione për personat me çrregullime mendore

Rrecaj pas rastit në Restelicë: Shteti duhet të ndërtojë institucione për personat me çrregullime mendore

Aktuale January 21, 2026 - 21:59

Rasti tragjik në Restelicë të Dragashit, ku dyshohet se djali i mori jetën nënës së tij, ka tronditur vendin. I dyshuari në të kaluarën kishte pasur dënime dhe trajtime psikologjike.

Juristi Visar Rrecaj ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet e shtetit.

Ai tha se Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Qeveria duhet të ndërmarrin hapa konkretë për ndërtimin e spitaleve, institucioneve dhe konvikteve për persona me çrregullime mendore.

“Në këtë rast duhet të mësoj vetëm shteti, vetëm Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Drejtësisë, Qeveria, Ministria e Financave të cilat duhet të marrin hapa në ndërtimin e logjistikës, në ndërtimin e spitaleve, institucion, konvikt çfarëdo quaje duhet të ketë një numër shumë më të madhe.  Në raport me një jetë të humbur nuk vlejnë as 10 milionë as 200 milionë kur humb një jetë si  në rastin konkret që ka humbur jetën nëna 60-vjeçare edhe shumë e shumë raste tjera që kanë pësuar”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se shumë familje nuk kanë mundësi financiare për të kujdesur për persona me probleme mendore dhe se sigurimi i një vendi ku këta persona mund të trajtohen profesionalisht është përgjegjësi e shtetit, duke theksuar se aktualisht nuk shihet asnjë hap konkret nga institucionet në këtë drejtim.

“Si në rastin në Fushë Kosovë ku personi me çrregullime mendore i ka këput kokën babës se vetë më sëpatë. Këto raste duhet të trajtohen nga shteti e vetmja zgjidhej është sigurimi i vendit ku të qëndrojnë këta, sepse këta persona bëhen barrë edhe për familjen që nuk dinë as se si trajtojnë as nuk kanë mundësi financiare që t’i mbajnë. Një sigurim shëndetësor do të ia mundësonte këtyre familjeve që këta persona t’i dorëzonin në institucione përkatëse po pa ekzistimin e tyre ku t’i dorëzojnë kur nuk kanë ku. Nuk shihet dritë në fund të tunelit që do të ndërmarrë dikush hapa konkret në ndërtimin  këtyre institucioneve”, ka deklaruar Rrecaj./dukagjini