Remzi Ejupi përkujton Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes
Në 20-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, afaristi i njohur, Remzi Ejupi ka kujtuar figurën e tij historike, duke e cilësuar si një burrë të urtë dhe të mençur, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm për ndërtimin e atdheut.
Në shkrimin e tij, Ejupi thekson se Rugova ishte një udhëheqës që e deshi sinqerisht Kosovën dhe punoi pa u lodhur për lirinë, pavarësinë dhe konsolidimin e saj si shtet demokratik.
“Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, një burrë i urtë dhe i mençur, bëri shumë për ndërtimin e atdheut të vet dhe vërtet e deshi Kosovën”, ka shkruar Ejupi, duke vënë në pah trashëgiminë politike dhe morale që ish-presidenti ka lënë pas.
Ibrahim Rugova, i cili ndërroi jetë më 21 janar 2006, mbetet një nga figurat më të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës dhe simbol i rezistencës paqësore të popullit shqiptar. /Zëri