Sejdiu: Platforma politike e Rugovës ishte unike
Aktuale
January 21, 2026 - 13:16
Fatmir Sejdiu, pasardhës i Ibrahim Rugovës në postin e të parit të shtetit, ka folur në akademinë përkujtimore që u organizua në 20-vjetorin e vdekjes.
Ai ka vlerësuar lart figurën e ish-presidentit të Kosovës.
“Platforma politike e Rugovës ishte unike në Kosovë e më gjerë”, tha mes të tjerash ai.

Akademia Përkujtimore në 20-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova është mbajtur nën organizimin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.