Kurti në Davos u takua me kryeministrin e Luksemburgut, biseduan për synimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Kurti në Davos u takua me kryeministrin e Luksemburgut, biseduan për synimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Aktuale January 21, 2026 - 12:37

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.

Image

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeminsitrit, Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Luksemburgut për përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj shtetit tonë në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

Image

Në vijim, theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, gjersa falënderoi Luksemburgun për mbështetjen ndaj Kosovës në këto procese.

Image

U bisedua edhe mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes shteteve dhe popujve tanë.

Image