Ali Ahmeti në 20-vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës: Ndërtoi themelet e diplomacisë kosovare

Ali Ahmeti në 20-vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës: Ndërtoi themelet e diplomacisë kosovare

Aktuale January 21, 2026 - 10:08

Ish-eprori i UÇK-së, tani kryetar i BDI-së në Maqedoninë e veriut, Ali Ahmeti, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij, duke e quajtur figurë themelore e shtetformimit dhe vizionit politik shqiptar.

“Sot përkujtojmë përvjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit historik të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, figurë themelore e shtetformimit dhe vizionit politik shqiptar. Trashëgimia e tij vazhdon të jetë udhërrëfyes edhe sot, në një kohë sfidash të reja për Kosovën dhe kombin shqiptar. Me mençuri, durim dhe vizion evropian, Presidenti Rugova ndërtoi themelet e diplomacisë kosovare dhe e vendosi çështjen e Kosovës në qendër të vëmendjes ndërkombëtare”, shkroi Ahmeti.

Tutje ka shkruar se: “Ai besoi fuqishëm në lirinë, dinjitetin dhe orientimin euroatlantik, duke i qëndruar stoik represionit dhe padrejtësive, pa u larguar asnjëherë nga ideali i tij për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Në këtë ditë kujtese, nderojmë veprën dhe filozofinë politike të Dr. Ibrahim Rugovës, si vlerë e përhershme e historisë sonë kombëtare. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Presidentin Ibrahim Rugova!”.

Image