Dështon seanca fillestare për krimet e dhunës seksuale në luftë
Krim që nuk parashkruhet, është krimi i luftës, derisa prokuroria të dalë me një vendim që janë shteruar të gjitha shkallët.
Në proceset gjyqësore për krime lufte, sidomos për dhunim seksual, trajtohen me shumë kujdes si nga prokuroria ashtu edhe nga gjykata, me qëllim të mbrojtjes së identitetit dhe integritetit të viktimave, për këtë arsye, shumë seanca mbahen të mbyllura.
Deri më tani, në institucionet e drejtësisë janë 11 raste aktive në shkallë të ndryshme, 7 prej të cilave në proces gjyqësor në mungesë.
“Prej këtyre 11 rasteve, 4 prej tyre gjatë vitit të kaluar janë në shpallje të aktgjykimit të shkallës së parë, njëri është rast i trajtuar në mungesë, ndërsa 3 të tjerat me persona të ndaluar. Prej këtyre 4 aktgjykimeve, 2 janë shpallur me aktgjykim dënues për veprën penale dhunim seksual si krim lufte kundër popullsisë civile, ndërsa dy të tjerat janë liruar sa i përket kësaj pike”, ka thënë Nisa Ferati nga FDHK.
Organizatat që merren drejtpërdrejt me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, vënë në pah se proceset gjyqësore sadopak e lehtësojnë dhimbjen për to.
“Hezitimi është i natyrshëm sepse drejtësia nënkupton përballjen me traumën megjithatë krahë këtij hezitimi qëndrojnë të mbijetuar të cilët zgjedhin guximin dhe ndjekin rrugën ligjore, deri më tani “Media Gjakova” ka inicuar 4 padi penale duke i shoqëruar të mbijetuarit hap pas hapi gjatë këtij procesi”, ka thënë drejtoresha e ‘Medica Gjakova’, Mirlinda Sada.
Deri më tani organet e drejtësisë, dënimin më të lartë të shqiptuar për dhunim seksual - krim lufte, e kanë dhënë ndaj Zoran Vukotiq, me 13 vite burg. Shifra e viktimave të përdhunimeve arrin deri në 20 mijë./rtk