Kurti takohet në Davos me përfaqësues të Këshillit të Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike

Kurti takohet në Davos me përfaqësues të Këshillit të Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike

Aktuale January 20, 2026 - 15:53

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një drekë pune në Shtëpinë e Kosovës në Davos me përfaqësues të Këshillit të Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike dhe drejtues të kompanive ndërkombëtare.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, në takim morën pjesë Alexander Kunitz dhe Maximilian Hoffmann nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike, Max Gulde, drejtor ekzekutiv i kompanisë “Constellr”, Carl Holshouser nga “CoreWeave”, Dr. Tanja Ëielgoß nga “SPD Economic Council”, si dhe Matthias Ibrahim Krug nga “Velmora Capital”.

Bisedimet u përqendruan në rëndësinë e integritetit konkurrues si bazë për ndërtimin e besimit, forcimin e qëndrueshmërisë institucionale dhe krijimin e një klime më tërheqëse për investime të huaja.

Kurti theksoi progresin e Kosovës në fushat e sigurisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit makro-fiskal, duke vënë në dukje se këta faktorë po përkthehen drejtpërdrejt në përmirësim të mjedisit të biznesit.

Po ashtu, u diskutua pozicionimi i Kosovës si një nyje strategjike për kompanitë që kërkojnë kapacitete të besueshme dhe afërsi me tregjet e rajonit EMENA. Kurti prezantoi prioritetet e investimeve publike, me mbi 7 miliardë euro të planifikuara në sektorët e transportit, mjedisit dhe energjisë, me qëllim përmirësimin e logjistikës dhe rritjen e parashikueshmërisë ekonomike të vendit./Zëri