Dorëzohet kallëzim penal ndaj anëtarit të “Lëvizjes së Deçanit” për nxitje të urrejtjes
Aktuale
January 20, 2026 - 11:18
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është dorëzuar kallëzim penal ndaj Belisar Jezercit, anëtar i “Lëvizjes së Deçanit”, për dyshimin e kryerjes së veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” mbi baza fetare.
Kallëzimi penal është dorëzuar nga avokati Asdren Bytyqi.
Jezerci në një postim në kishte bërë thirrje antiislame.
“Lëvizja e fuqishme antiislamiste duhet të përfshijë të gjitha trevat shqiptare në Gadishullin Ilirik. Është momenti i fundit, vendimtar që kjo ideologji primitive e egër nazifashiste të zhduket nga mendja shqiptare, ashtu siç u zhduk në Spanjë dhe Greqi …! Sot është momenti vendimtar, nesër do të bëhet vonë me siguri…”, kishte shkruar Jezerci.