Jusuf Gërvalla përmes kujtimeve të Flora Brovinës dhe Shyqri Galicës
”Për mua ai asnjëherë nuk ka vdekur”. Kështu e nis rrëfimin e saj shkrimtarja dhe mjekja Flora Brovina, në 44-vjetorin e rënies së Jusuf Gërvallës një prej figurave më të rëndësishme të rezistencës kulturore dhe kombëtare të Kosovës.
Brovina kujton se pranimi në gazetari ishte një befasi për të, por edhe një motivim i madh, sidomos kur kuptoi se renditej menjëherë pas Jusuf Gërvallës, një emër tashmë i formuar.
"Jusufi, do të jetë i pari në listë dhe unë të them të drejtën si një vajzë rebele në atë kohë, unë isha studente e fakultetit të mjekësisë, prandaj u qudita që më pranuan në gjithë atë konkurencë dhe shkova te redaktori i thash: ‘Më falni, pse më keni pranu, a pse jam vajzë, apo pse kam dit me plotësu testin’, ai u qudit tha prit një minutë, dhe mi sjelli të gjitha ato materiale dhe me tha; ‘Para teje është vetëm Jusuf Gërvalla, në test’. Kjo ishte për mua satifaksion pasi nuk kisha kohë të mësoj gazetarinë dhe për vete e konsideroj edhe sot, profesion me interes, shoqëror dhe me shumë përgjegjësi", tha Brovina.
Edhe pse punonin në sektorë të ndryshëm në gazetën ‘Rilindja’, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes tyre ishte i vazhdueshëm. Momentet e fundit para largimit të Jusufit nga Kosova, Brovina i kujton si të ngarkuara emocionalisht.
"Jusufi, ishte i ngaruar për çështjen. Ai kishte realcione me shtetin shqiptar, me shtetin amë, e përcillte kulturën dhe ai e solli kulturën këtu. Ua di për nderë Ukshin Hotit dhe Jusuf Gërvallës për mundësinë që na dhanë në vitet e 80-ta që të komunikojmë edhe me botën shqiptare, edhe në shkencë, edhe në kulturë sepse atëherë erdhën profesorët nga Shqipëria në vitet e 80-ta dhe natyrisht shpërtheu edhe kultura", tha tutje Brovina.
Për Jusuf Gërvallën me nostalgji flet edhe kolegu i tij i ngushtë, Shyqri Galica, i cili e njohu fillimisht përmes radios, e më pas si bashkëpunëtor të afërt në gazetën ‘Rilindja’. Sipas Galicës, Jusuf Gërvalla ishte i lidhur ngushtë me miqtë dhe familjen, por mbi të gjitha i përkushtuar ndaj idealit atdhetar.
"... ishim të lidhur shumë ngushtë edhe familjarisht shkonim te njëri-tjetri, bisedonim për të gjitha. Jusufi ishte temperament, ishte një njeri i rallë e i jashtëzakonshëm me një diapazon tejet të gjerë, me pikëpamje atdhetare deri në fund. Prandaj, për Jusufin, nuk kishte ndalesë pavarësisht pasojave që mund të vinin edhe në ato rrethana dhe në atë kohë", tha Galica.
Ai për herë të parë prezantoi bllokun e shënimeve të cilin e ruan tash e 44 vjet që ia kishte lënë Jusuf Gërvalla.
Ai kujton edhe ndarjen e fundit, kur Jusuf Gërvallën e morën nga Pallati i Shtypit.
"Jam ndarë i fundit prej Jusufit kur kanë ardhur UDBASH-ët ta merrnin në Pallatin e Shtypit. Ai ma la edhe një porosi, kishte shkruar një kronikë televizive kushtuar emisioneve të kolegut, mikut të tij, që do të duhej të botohej të shtunën dhe ma la këtë porosi, tha: ‘Të lutem se si e boton këtë kronikë televizive vetëm ti e di’. Prandaj kam shkuar në orën 22-23 të natës dhe kam përcjell gazetën derisa ka dal. I kam marrë 4-5 ekzemplar me vete që mu duk që e përmbusha porosin që ma dha ai. Kam edhe një rast interesant. Zhvilloheshin demostratat më 26 mars 1981, ai më thirri me telefon. Për çudi, telefonin e ka ngritur një malazeze që ishte aty dhe me ka ftuar dhe kam zhvilluar një bisedë me të, i interesonte situata se si po zhvilloheshin demostratat. Për çudi, ajo punëtorja që më ftoj, asnjë herë nuk më ka denoncuar edhe pse jam i bindur se e njihte zërin e Jusufit", shtoi ai.
Galica thotë se i ka bërë kërkesë kryeministrit dhe kryetarit të Prishtinës për vendosjen e një busti të Jusuf Gërvallës para objetit të Bibliotekës Kombëtare, por që nga asnjëra pal deri më tani, nuk ka marr përgjigjie. /rtk