Moti për vikend: Diell dhe vranësira
Aktuale
January 17, 2026 - 00:02
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë me dije se këtë fundjavë, moti në vend do të jetë kryesisht stabil, me vranësira dhe me interval me diell.
Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell.
“Temperaturat minimale -4 deri -2 C, ndërsa ato maksimale 3-5 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-3m/s”, ka thënë IHMK.
Ndërkaq, edhe të dielën, instituti tha se moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
“Temperaturat minimale -6 deri -3 gradë Celsius, kurse ato maksimale 1-4 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1-4m/s”, tha IHMK në njoftim.