Spitali i Mitrovicës: Autorët e sulmit ndaj stafit shëndetësor të mbahen përgjegjës

Spitali i Mitrovicës: Autorët e sulmit ndaj stafit shëndetësor të mbahen përgjegjës

Aktuale January 16, 2026 - 13:19

Gjatë ditës së sotme punëtorët e spitalit “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë kanë mbajtur një protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj sulmit të ndodhur të enjten ndaj dy punëtorëve të sigurimit dhe një infermiereje në Repartin e Ortopedisë.

Përmes protestës, Spitali thotë se punëtorët shprehën indinjatën e tyre për ngjarjen e rëndë.

Agron Sumiçi, përfaqësues i Sindikatës, deklaroi se po protestojnë dhe po shprehin mllefin për sulmin e djeshëm, duke kërkuar që autorët e sulmit ndaj stafit shëndetësor të mbahen përgjegjës.