Fetai: Reçaku, plagë e hapur në ndërgjegjen tonë kolektive
Foto: Laura Hasani

Fetai: Reçaku, plagë e hapur në ndërgjegjen tonë kolektive

Aktuale January 15, 2026 - 13:41

Kosova shënon sot 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, ku më 15 janar 1999, në këtë fshat forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

Për këtë shkroi edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, raporton Zeri.info.

Ai tha se Reçaku është plagë e hapur në ndërgjegjen tonë kolektive dhe se do të mbetet si kujtesë e pathyeshme për sakrificën drejt lirisë.

“Sot përkujtojmë 45 civilët shqiptarë të vrarë mizorisht në masakrën e Reçakut, një nga aktet më barbare të dhunës së regjimit serb ndaj popullit të Kosovës.

Ky krim i rëndë kundër njerëzimit tronditi botën dhe u bë pikë kthese drejt ndërhyrjes ndërkombëtare, duke e bërë të pamohueshme të vërtetën e spastrimit etnik që po ndodhte në Kosovë”, shkroi Fetai. /Zëri