Basha për viktimat e masakrave të Kosovës: S’do të ketë paqe e siguri në rajon pa u vënë drejtësi
Foto: Laura Hasani

Basha për viktimat e masakrave të Kosovës: S’do të ketë paqe e siguri në rajon pa u vënë drejtësi

Aktuale January 15, 2026 - 11:28

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka teksa kujtoi të masakruarit në Reçak, tha se nuk mund të ketë paqe e as siguri në rajon, pa ndëshkimin e gjithë atyre që kryen krime në popullatën e pafajshëme shqiptare.

Basha tha se 27 vjet më parë u shpërfaq fytyra barbare serbe, për krimet që bëri në Kosovë, e për çka pati edhe një kritik për ndërkombëtarët, ndonëse fillimisht i falënderoi që ndihmuan që kjo masakër të bëjë jehonën në gjithë botën e të dihet qëllimi i regjimit serb.

“Jemi këtu për të bërë homazhe dhe për të kujtuar 45 civilët e vrarë në formën më barbare nga një regjim po aq barbar më 1999-ën. Më 15 janar të atij viti, mediat u pushtuan nga lajmet për një tmerr që ndodhi pikërisht në këtë vend dhe njëkohësisht u shfaq një fytyrë barbare me tendenca gjenocidale të Serbisë ndaj një populli të pafajshëm shqiptar. Reçaku për ne mbetet plagë e hapur, sepse ende nuk ka drejtësi. Bashkësia ndërkombëtare ka bërë një punë të mirë për intervenimin e saj, por jo edhe për sjelljen e autorëve para drejtësisë. Ne, si institucione, nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, sepse besojmë thellë se pa drejtësi për viktimat e Reçakut dhe gjithandej Kosovës do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të ketë paqe dhe siguri në rajon”, tha Basha.