27 vjet nga masakra e Reçakut, përgjegjësit ende nuk janë dënuar
Foto: Laura Hasani

27 vjet nga masakra e Reçakut, përgjegjësit ende nuk janë dënuar

Aktuale January 15, 2026 - 10:43

Mijëra qytetarë ia kanë mësyrë sot fshatit Reçak të Shtimes për të nderuar sakrificën e viktimave që u masakruan 27 vjet më parë nga forcat serbe.

Më 15 janar 1999 në këtë fshat forcat serbe vranë e masakruan në mënyrën më mizore 45 civilë shqiptarë.

Deklarata publike e Walkerit, i cili e cilësoi ngjarjen si masakër ndaj civilëve, tronditi bashkësinë ndërkombëtare dhe shënoi një pikë kthese në angazhimin ndërkombëtar për Kosovën.

Pas Reçakut, u intensifikuan përpjekjet diplomatike që çuan drejt Konferencës së Rambujesë (Francë) dhe më pas ndërhyrjes së NATO-s, duke hapur rrugën drejt çlirimit të Kosovës. Masakra e Reçakut mbetet simbol i vuajtjeve të popullit të Kosovës dhe një dëshmi e rëndësisë së vërtetës dhe drejtësisë.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë, me propozim për gjykim në mungesë, ndaj 21 personave që dyshohen për krime lufte kundër popullsisë civile në Reçak.

Ata akuzohen për vrasjen e 45 civilëve.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, në bashkëkryerje, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë, përkatësisht brigadës “243 të Mekanizuar”, dhe si pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë kryer edhe trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik.

Pas masakrës së Reçakut, është shtruar presioni ndërkombëtar mbi Serbinë. Si shef i misionit verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), William Walker, e cilësoi masakrën si krim kundër njerëzimit. Dy muaj më vonë, NATO-ja nisi fushatën e bombardimeve ndaj forcave të ish-Jugosllavisë.

“Zëri” ju sjell pamje nga homazhet e ditës së sotme në Kompleksin Memorial të Reçakut:

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image