Ramush Haradinaj dhe zyrtarë të AAK-së bëjnë homazhe në Reçak
Aktuale
January 15, 2026 - 10:04
Në 27-vjetorin e masakrës së Reçakut të kryer nga forcat serbe, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj bashkë me ekipin e tij kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial në Reçak.

Më 15 janar 1999, forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të Shtimes. Deklarata publike e Walkerit, i cili e cilësoi ngjarjen si masakër ndaj civilëve, tronditi bashkësinë ndërkombëtare dhe shënoi një pikë kthese në angazhimin ndërkombëtar për Kosovën.
Pas Reçakut, u intensifikuan përpjekjet diplomatike që çuan drejt Konferencës së Rambujesë (Francë) dhe më pas ndërhyrjes së NATO-s, duke hapur rrugën drejt çlirimit të Kosovës. Masakra e Reçakut mbetet simbol i vuajtjeve të popullit të Kosovës dhe një dëshmi e rëndësisë të së vërtetës dhe drejtësisë.

