AUV: Produktet e kafesë janë të sigurta për përdorim

AUV: Produktet e kafesë janë të sigurta për përdorim

Aktuale January 15, 2026 - 09:42

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka lëshuar një njoftim për kafenë e prodhuar në Kosovë, që thuhej se ishte e dëmshme për konsumim.

Sipas AUV-it, pas kontrolleve dhe analizave laboratorike, është konfirmuar se nivelet e akrilamidës në të gjitha produktet e testuara janë nën kufirin maksimal të lejuar, raporton Zeri.info.

“Bazuar në këto rezultate, operatorët e bizneseve ushqimore mund të vazhdojnë tregtimin e kafesë.

AUV-i do të vazhdojë monitorimin e vazhdueshëm, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në njoftim. /Zëri

Image