“Më shumë se dorëheqje nuk ka çka të ofroj”, thotë Abdixhiku pas zhvillimeve të fundit në LDK
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar sërish pas zhvillimeve të fundit në këtë parti.
Ai ka thënë se më shumë se dorëheqjen nuk kam se çfarë të ofrojë, raporton Zeri.info.
“Nuk i shmangemi asnjë përgjegjësie dhe nuk i ikim asnjë reflektimi. Unë, edhe më pak.
Kam marrë hapin më moral që një kryetar mund ta marrë: kam ofruar dorëheqjen time. Kam hapur rrugën për secilin që ka pretendime. Jeni të lirë të garoni; në Kuvend e keni mundësinë. Tani vendimi nuk është më i imi, është i LDK-së.
Dua ta them qartë; nuk jam i lidhur pas pozitës. Jam i lidhur pas shtëpisë. Dhe shtëpia ruhet me rregull, me dinjitet dhe me besim në anëtarësinë e saj dhe në secilën kërkesë të tyre”, shkroi ai ndër tjera.
Abdixhiku bëri thirrje që të pritet vendimi nga Kuvendi i LDK-së dhe të vendoset për të mirën e partisë.